Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët, ja kriteret për të fituar bursë

Studentët, ja kriteret për të fituar bursë
December 22
13:55 2016

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë me dije kriteret që duhet të plotësohen për të marrë bursa studimi. Bëhet fjalë për studentët në nevojë, të shkëlqyerit, ata që ndjekin programe studimi me prioritet kombëtar dhe disa kategori të veçanta.

Studentët e vitit të parë duhet të kenë mesatare 10, të katër viteve dhe të provimeve, për të fituar bursë.

Te studentët në nevojë përfshihen ata që vijnë nga familje me ndihma ekonomike apo që janë persona me aftësi të kufizuara.

Te kategoritë e veçanta janë jetimët, ata që kanë humbur përgjegjësinë prindërore me vendim gjykate, studentët që kanë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe fëmijët e policëve të rënë në detyrë.

Priten që këtë vit të jepen 1800 bursa studimi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje