Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët i kundërpërgjigjen pedagoges amerikane: “Histerizmi juaj kishte kaluar çdo lloj pritshmërie”

Studentët i kundërpërgjigjen pedagoges amerikane: “Histerizmi juaj kishte kaluar çdo lloj pritshmërie”
May 23
11:23 2019

Ditën e djeshme studentët e disa universiteteve në Shqipëri kanë rikthyer protestat tek Ministria e Arsimit. Kujtojmë që para disa muajsh protestat studentore përfsinë të gjithë vendin, kur për ditë të tëra me mijëra prej tyre bojkotuan mësimin dhe i kërkuan ministres së Arsimit dhe kryeministrit Rama ti plotësoheshin disa kërkesa, që në thelb kishin përmirësimin e kushteve studentore dhe cilësisë së mësimdhënies.

Një pakt për arsimin u ofrua nga kryeministri dhe siç u duk studentët e pranuan atë pasi protestat ndaluan dhe ata ju rikthyen jetës shkollore normale. Megjithatë duekt se tani, një pjesë e tyre janë të zhgenjyer pasi siç pretendojnë qeveria dhe zyrtarët e arsimit nuk I janë ëprmbajtur paktit dhe nuk ka asnjë përmirësim në arsim. Studentët protestuan ditën e djeshme tek Minsitria e Arsimit, protest kjo që u shoqërua nga jo pak zhurmë. Madje, ndryshe nga ajo që ndodhi në nëntor/dhjetor studentët kanë thyer dhe xhamat e ndërtesës së ministrisë.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk e kanë mbështetur këtë lloj mënyre të protestuari, mes tyre dhe pedagogia e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në USA, e cila prej kohësh jeton në Shqipëri. Një video, ku Lory Amy dëgjohet teksa i thotë e revoltuar studentëve se ajo që po bëjnë është e gabuar, ka qarkulluar ditën e djeshme në internet.

Por “kritikës” që pedagogia i ka bërë studentëve që protestonin, i është përgjigjur njëri prej tyre ku i është drejtuar me anë të këtyre rreshtave:

E dashur Lori Amy bashkë jemi njohur prej kohës kur protesta për mbrojtjen e teatrit na bëri bashkë nën një kauz.

Ndoshta ju më njihni më pak se çfarë unë ju njoh, apo kam dëgjuar për ju, kjo dhe për faktin se një qyetare e huaj, doli në mbrojtje të një prone tonë publike, ndërsa unë një qytetar i thjesht më shumë, në mbrojtje të teatrit. Prandaj, për gjestin tuaj, në respekt të trashëgimisë tonë kulturore, ju shumë shpejt, fituat mirënjohjen dhe respektin tim.

Ashtu siç keni arritur të bëni lajm për këtë fakt, arritët edhe sot të bënit lajmin e radhës, si një qytetare amerikane e revoltuar duke na dhëne leksione demokracie se si bëhen protestat paqësore, protestë alla amerikançe, jo si ato të jelekë verdhëve në Francën e qytetarëve pa pikë kulture…

Në fakt të jem i sinqertë, në kohën kur po ju shihja të revoltuar, për përshkallzimin që mori protesta studentore, në djegjen e disa letrave/librave dhe thyerjes së xhamave edhe vet ndjeva një trishtim, që protesta po merrte një tjetër karaketer, në krahasim me ato protestat shembullore, që bëmë prej Dhjetorit 2018 e në vazhdim.

Isha po ashtu i revoltuar si ti, por përpara se të revoltohesha për dhunën mbi institucionin e MA, isha shumë më tepër, për mashtrimin e paskrupullt dhe talljen, që drejtuesit e atij institucioni, na kishin bërë gjatë këtyre muajve, me pseudoreformën dhe Paktin për Universitetin, prandaj edhe pse u përpoqa të distancohesha nga kjo dhunë e papranueshme, revolta që kisha më bënte që ti mirkuptoja edhe për ato veprime.

Gjatë këtyre momenteve teksa, po ju shihja që revolta juaj, të precipitonte deri në histeri, duke ju vërsulur çdokujt, që ju dilte përpara për tju qetësuar, në respektin që kisha për ju, zgjodha të mos i shmangem kësaj situate, por të vij tek ju dhe tju qetësoja, pasi çdo person paqësor që po ju hakërreheshit e aq më tepër, disa gjimnaziste që kishin gjithë kohës që rrinin paqësisht në trotuar ju afrova dhe ju kërkova me shumë mirësjellje dhe dashamirësi që të qetësoheshit.

Por, pas disa përpjekjes kuptova që histerizmi juaj kishte kaluar çdo lloj pritshmërie timen, ndaj sjelljeve tuaja prej një qytetare të kulturuar amerikane… i gjendur përpara kësaj situate dhe syrit të hienave të mediave që prej muajsh, tashmë janë pozicionuar qartazi kundra studentëve, zgjodha të të injoroj dhe të të lija derisa histerizmi jot të binte.

Por më kot isha tepër vonë, për hienat tashmë ky ishte një ushqim i shkëlqyer, për ta nxjerrë në kryelajm dhe gjithë përpjekja jonë, për të kërkuar llogari, për padrejtësitë që na janë bërë, prej këtij sistemi të kalbur arsimor, të liheshin nën hijen e kësaj skene të tjetërsuar, në lajmin e bujshëm se shenjtorët tanë amerikanë kishin zbritur në tokën shqiptare, për të na hequr nga thundrat e kësaj klase politike gjakëpirëse ndër vite.

Këtë lajm të shëmtuar që sot na dhurove sta kishim borxh jo vetëm unë, por as familjarët, të afërmit apo dashamirësit e mij që kur panë kronikat ju shkaktoj jo pak tronditje, në një skenë që nuk ishte aspak ashtu siç u trasmetua.

Prandaj sot ju detyrohesh tju kërkosh falje sëpari familjarëve të mi, për shqetësimin e panevojshëm që ju shkaktove, nga mirësjellja që pata për ty, studentëve paqësor që ti ju vërsule padrejtësisht. Kjo në pamundësi që revoltën tënde ta adresoje tek “huliganët“ e protestës dhe në fund, por jo më pak të rëndësishëm, studentëve idealist që prej muajsh të tërë kanë luftuar me mish e me shpirt që në këtë vënd të vihet njëherë drejtësia.

Ndërsa mua jo, unë të kam falur, për hir të gjithë respektit të lartëpërmendur, me shpresën se ajo çka ndodhi sot të mos përsëritet në asnjë lloj mënyre apo rrethanë, në këtë shoqëri kaq shumë të përçarë, uroj që përçarja mos mbërrij deri tek njerëzit që bashkohen për të vën drejtësi nëse ju jeni realisht jeni ajo që unë kam njohur.”

Duket se ky është vetëm fillimi I rinisjes së protestës së studentëve dhe përplasjeve verbale që do të sjellë kjo mes protagonsitëve, njejtë siç ndodhi dhe përpara 2019-ës, por me më shuëm theyrje xhamash sigurisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje