Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët fitojnë! Ministria e Arsimit heq tarifën për provimet e mbartura

Studentët fitojnë! Ministria e Arsimit heq tarifën për provimet e mbartura
December 06
13:14 2018

Pas protestës masive të studentëve shqiptarë në lidhje me tarfiën për provimet e mbartura dhe 3 pika të tjera ministrja Nikolli doli  në një komunikim me mediat gjatë mbledhjes me dekanë dhe rektor të Universiteteve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka deklaruar se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i saj që studentët të paguajnë për provimet që do të japin por vetëm nga kjo pikë, e asnjë tjetër. Duket se protesta do të vazhdojë deri kur të plotësohen edhe pikat e tjera në lidhje me uljen e tarifave vjetore.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

 

 

 

Komento
Shperndaje