Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët e mjekësisë bllokojnë hyrjen e fakultetit

Studentët e mjekësisë bllokojnë hyrjen e fakultetit
November 21
14:22 2016

Një numër i madh studentësh të mjekësisë kanë bllokuar hyrjen e fakultetit ku ata studiojnë dhe nuk lejojnë hyrjet dhe daljet nga universiteti.

Mësohet se ata e kanë bërë këtë reagim, pasi në sezonin e vjeshtës atyre u janë shënuar disa provime në orare të njëjta, çka i detyron  që mos të marrin dot pjesë te të gjitha, duke humbur sezonin.

Studentët, raporton News24, duan që të hapet edhe një minisezon për nëntorin, në mënyrë që secili prej tyre të ketë mundësi të japë provimet e prapambetura për të mos djegur vitin.

Studentët kanë thënë se janë takuar edhe me rektorin, por nuk kanë gjetur një zgjidhje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje