Studentët e Arkitekturës sërish në protestë, bllokojnë rrugën tek MAS

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.
Teksa u mblodhën para fakultetit ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.
Sipas Ballkanëeb, protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘ne nuk ikim’. Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe kreu i FRPD-së, Belind Kellici, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha: “studentët janë më të vendosur se kurrë për t’i thënë NDAL një herë e mirë Edi Ramës, Lindita Nikollës e çdo qeveritari tjetër që tallet me të ardhmen e tyre”./Blitz.al/