Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët bllokojnë Juridikun, policia paralajmëron marrje masash për këdo që pengon proçesin mësimor

Studentët bllokojnë Juridikun, policia paralajmëron marrje masash për këdo që pengon proçesin mësimor
January 10
10:59 2019

Vazhdon protesta e studentëvë ne Tiranë, por jo në formën e zakonshme duke dalë përpara kryeministrisë apo duke u mbledhur tek Univeristeti Politeknik, por duke bojkotuar mësimin apo duke u mbyllur brenda fakluteteve përkatëse.

Tek fakulteti Juridik, studentët e kanë bllokuar kështu derën e jashtme dhe hollin duke u shprehur se do të qëndrojnë të mbyllur deri të dielën:

Ata shprehen se do të vijojnë me këtë formë protestë derisa të përmbushen të gjitha kërkesat e tyre. Të organizuar, studentët, kryesisht të Drejtësisë, i kanë nisur dhe një listë kërkesash dekanatit të këtij universiteti:

1- shtyrja e sezonit dhe proçesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare

3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.

4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

Ndërkohë në një tjetër fakultet, atë të Ekonomisë ka pasur zhvillime të tjera, teksa grupet e organizuara të studentëve nuk janë lejuar të diskutojnë në ambientet dhe sallat e kësaj shkolle. Sipas tyre policia e shtetit ka hyrë pa leje dhe pa mandat në këtë universitet duke kërkuar informacion se për sa kohë të rinjtë do të qëndrojnë aty, ndërkohë që asnjë rregull nuk e përcakton kohën e qëndrimit të studentëve brenda mjediseve të një fakulteti. Kujtojmë që më herët forcat e rendit bën thirrje se do të merren masa për të gjithë ata që pendojnë proçesin mësimor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje