Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Strukturat drejtuese në PS, ja anëtaret femra

Strukturat drejtuese në PS, ja anëtaret femra
April 23
16:13 2016

Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme  dhe ka zhvilluar zgjedhjet në nivel të lartë të kësaj force politike. Këto zgjedhje pritet të zgjedhin  sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. Procesi i votimit nisi në mesditë dhe përfundoi rreth orës 13:40 minuta. Ndërkaq, ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatet femra për anëtare kryesie dhe ndër to janë zgjedhur 7 emra:

Eglantina Gjermeni kryeson me 226 vota
Mimi Kodheli – 219 vota
Vasilika Hysi – 197 vota
Lindita Nikolla – 177 vota
Evis Kushi – 167 vota
Olta Xhaçka – 166 vota
Valentina Leskaj – 163 vota

Ndërkohë vazhdon numërimi për anëtarët meshkuj, ku kujtojmë se janë gjithsej rreth 18 kandidatë për 13 vende.  Sakaq, vihet re se deputeti Ben Blushi është nxjerrë jashtë Kryesisë së PS-së, pasi emri i tij nuk ishte në propozimet e reja. Deputetët Arta Dade dhe Namik Dokle janë tërhequr nga kandidimi.

Shperndaje