Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Streho një refugjat, fito 300 euro

Streho një refugjat, fito 300 euro
April 06
10:28 2016

Qeveria Greke, në bashkëpunim me Komisionin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, po punon rreth zhvillimit të planit të ”Solidarity Now” me qëllim kryesor strehimin e përkohshëm të 700 refugjatëve, specifikisht 600 në Athinë dhe 100 në Selanik. Plani, në thelb, jep mundësinë e një vendstrehimi për refugjatët nga ana e qytetarëve grek, me një bonus prej 300 euro për shpenzimet për mysafirët.

Kjo iniciativë, nuk nënkupton braktisjen e shtëpisë nga ana e grekëve për refugjatët, por bashkëjetesën me ta. Në thelb të dy organizatat po bëjnë thirrje për njerëzit që të hapin shtëpitë e tyre dhe të akomodojnë refugjatët për një periudhë kohore, duke  nisur deri në disa ditë, e maksimumi për dy muaj.

Motivi kryesor, siç theksohet nga menaxherët nuk është ekonomik, por emocional, për të treguar vlerat  e mikpritjes. Tashmë me sukses thirrjes i janë përgjigjur 40-50 familje me gjendje të ndryshme ekonomike. Organizatorët u ofrojnë pronarëve të shtëpive një ndihmë financiare prej 300 euro në muaj për strehimin e refugjatëve duke përllogaritur kështu se shpenzimet mujore për një person mund të shkojnë në një vlerë prej 150 euro. Ata kanë vënë në dispozicion një numër kontakti dhe adresa e-maili për degët specifike në Selanik dhe Athinë.

Etiketimet
Shperndaje