Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Strazimiri për veshjen e Ramës në festimet e Pavarësisë: “Vulgariteti vagabondesk, çnderon flamurin”

Strazimiri për veshjen e Ramës në festimet e Pavarësisë: “Vulgariteti vagabondesk, çnderon flamurin”
November 28
19:10 2018

Rama ka marrë pjesë në ceremoninë për festën e Flamurit sot në Vlorë ku shihet me një veshje ndryshe nga herët e tjera. Ai ka marrë një mori komentesh negative në rrjetet sociale e një ndër to është edhe statusi i deputetiti të PD-së Gent Strazimiri.  Ai i ka vënë një titull shkrimit të tij dhe shkruan:
Vulgariteti vagabondesk i ngritur ne piedestal!

Këtu e 106 vjet më parë, në kohën e potureve, ca BURRA të mençur të veshur me frak e kostum në respekt të FLAMURIT e ATDHEUT, nisën rrugën e emancipimit edhe për “meket e potures dhe opingës”, “që dritë e diturisë përpara të na shpjerë”…
Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, “mekja i radhës” rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar FLAMURIN dhe ata BURRA janë ende pa varr!!!
Nuk them dot “GËZUAR” … s’kemi ç’gëzojmë..

Share