Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Storm” sekuestron drogë në Vlorë, në pranga dhe një efektiv policie

“Storm” sekuestron drogë në Vlorë, në pranga dhe një efektiv policie
May 19
09:42 2016

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Storm”, duke vënë në pranga 5 shtetasit:

  1. Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë (me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit – Vlorë).
  2. Ferdbent Hoxha, 66 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen “28 Nëntori” Vlorë.
  3. Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë.
  4. Emiljano Lazaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shkozë – Vlorë
  5. G. H., 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sevaster.

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit  Babicë – Vlorë, teksa udhëtonin me mjetin tip “Ford Focus” me targa AA415GL, në pronësi të shtetasit Hasan Hysenaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike prej 25 kg e 630 gr, të llojit “Cannabis sattiva”, e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj.

Në cilësinë e provës materiale u krye bllokimi dhe sekuestrimi i sasisë së lëndës narkotike, i automjetit ku u gjet droga, 5 celularëve dhe një një automjet tjetër tip “Peugeot” me targa AA478JV, në pronësi të shtetasit Emiljano Lazaj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje