Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Stop” në Universitetin e Shkodrës: 100 euro për një provim

“Stop” në Universitetin e Shkodrës: 100 euro për një provim
September 05
21:32 2016

Mbrëmjen e sotme, “Stop” ka nisur sezonin e ri televiziv, duke risjellë fillimisht në vëmendje çështjen më të rëndësishme në politikën shqiptare, atë të reformës në drejtësi, kryesisht “Vettingu”-n. Të pyetur nga mikrofoni i “Stop” se ç’do të thotë kjo fjalë, qytetarët e ngatërrojnë me fjalën “miting”, duke mos e ditur se përse po protestonin përpara godinës së parlamentit.

Në vijim, duke qëndruar sërish në këtë linjë, në shkallën e korrupsionit në vend, emisioni transmetoi dy raste ku shihet se si kalimi në provim në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës sigurohet përmes një shume prej 100 eurosh që duhet t’i jepet në dorë shefes së katedrës, Ditika Kopliku.

“Ke unë ke besim ë? Ngaqë është pak e sikletshme?”- dëgjohet të shprehet ndër të tjera profesoresha. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje