Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stok ilaçesh të skaduara, nën hetim Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza!”

Stok ilaçesh të skaduara, nën hetim Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza!”
March 14
14:33 2019

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për të identifikuar zyrtarët përgjegjës për stokun e ilaçeve të skaduara në QSUT, i cili kap një vlerë prej miliona euro.
Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një stok me barna të skaduara me vlerë miliona euro, janë duke u hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas Ballkanweb, një burim nga organi i akuzës pohoi për BIRN se hetimi është përqendruar në identifikimin e personave përgjegjës, të cilët dyshohet të ketë shkaktuar një dëm financiar që sipas organit të akuzës, nga verifikimet e deri tanishme përllogaritet në vlerën e rreth 7 milionë eurove.

Hetimi ka përfshirë zyrtarët që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha pranë aftatit të skadencës dhe ata që nuk i kanë përdorur para skadimit këto barna si edhe sasi të tjera të dhuruara të cilat kanë shkuar dëm pa jua dhënë pacientëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje