Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Steven Gerrard lajmëron tërheqjen nga futbolli

Steven Gerrard lajmëron tërheqjen nga futbolli
November 24
13:30 2016

Tashmë është zyrtare. Një prej legjendave më të mëdha të futbollit botëror, Steven Gerrard, ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Ylli dhe ikona e Liverpool dhe Kombëtares Angleze të Futbollit i ka dhënë shumë futbollit për 17 vite të luajtura në fushat e futbollit me Liverpool e tashmë prej 2 vitesh si pjesë e Los Angeles Galaxy në kampionatin amerikan.

710 ndeshje të luajtura në total në rang klubesh dhe kombëtareje, Gerrard ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, edhe pse së fundmi kërkohej nga italianët e Inter për të mbyllur karrierën.

Në karrierën e tij ka fituar shumë trofe, mes të cilëve dhe trofeun prestigjioz të Champions League në vitin 2005 me skuadrën e Liverpool. Gjithashtu ka fituar 2 FA Cup, 3 Kupa Lige, 2 Community Shield, 1 kupë UEFA dhe 1 Superkupë Europiane.

Me gjithë këto trofe të fituara, Gerrard ka dhe pengun se nuk arriti kurrë në karrierën e tij 17-vjeçare të fitojë një kampionat të Premier League me ekipin e tij të Liverpool, edhe pse ishte shumë pranë në sezonin 2013-2014, kur përfundoi në foto-finish me Manchester City që arriti të fitojë trofeun. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje