Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Steinmeier në Tiranë: Pa reformën në drejtësi, bllokohet anëtarësimi në BE

Steinmeier në Tiranë: Pa reformën në drejtësi, bllokohet anëtarësimi në BE
June 14
12:28 2016

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, theksoi se në rast të mosmiratimit të reformës në drejtësi, do të bllokohet hapja e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërisë për në BE.

“Ne kemi interes që ky vend të bëjë përpara. Reforma në sistemin e drejtësisë është në vëmendje të opinionit publik. Ajo çka gjendet në tryezë është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësi, do krijojë premisa të besueshme në luftën kundër korrupsionit. Shpresoj që ky projekt të miratohet. Shpresoj shumë që reforma në drejtësi të mbyllet sa më shpejt dhe mbështetja për të mos jetë vetëm në publik, por edhe në tërë spektrin e parlamentarëve.”, është shprehur ndër të tjera diplomati gjerman.

Sipas Steinmeier, do jetë shumë vendimtare ajo që do ndodhë gjatë muajve të ardhshëm. Ai këshilloi opozitën që të “lëshojë pe” në kërkesat e saj, pasi jo çdo gjë zgjidhet duke bllokuar punimet.

Komento