Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stefano Gabbana poston vizatimin e Ramës në kopertinën e revistës së famshme

Stefano Gabbana poston vizatimin e Ramës në kopertinën e revistës së famshme
May 15
08:49 2017

Jemi mësuar të dëgjojmë në intervista pasionin e kryeministrit Rama për të vizatuar edhe gjatë mbledhjeve qeveritare apo në Parlament.

Pasionin e tij të kahershëm, kreu i qeverisë e ka ushtruar edhe mbi një fletë me axhendën e takimeve ditore.

Një pikturë disi abstrakte, e cila është publikuar nga vetë Stefano Gabbana, pasi ka qenë kopertina e revistës “La Lettura”, publikuar në brendësi të prestigjiozes “Corriere della Sera”.

“Kopertina e numrit të ri të “La Lettura” Nr. 285 nga artisti Edi Rama. Në brendësi të suplementit të “Corriere della Sera””,- shkruan revista e njohur në rrjete sociale.

Kjo revistë është publikuar për shumë vite si pjesë e gazetës së famshme italiane, nga viti 1901 deri në vitin 1946. Pas një shkëputjeje, ajo e rifilloi publikimin e saj si suplement në vitin 2011 dhe vijon edhe sot. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje