Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Standard & Poor’s” vlerëson pozitivisht Shqipërinë: Megjithatë, zgjedhjet mbeten një risk

“Standard & Poor’s” vlerëson pozitivisht Shqipërinë: Megjithatë, zgjedhjet mbeten një risk
August 07
15:54 2016

Agjencia “Standard & Poor’s” ka konfirmuar notën B+ për borxhin afatgjatë të Shqipërisë dhe B për borxhin afatshkurtër. Në deklaratën e bërë, gjiganti ndërkombëtar i financave është shprehur se beson në përmirësimin e performancës ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht rrezikut që ekziston prej rrëshqitjeve fiskale për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-s ose presioneve të financimit të jashtëm.

“S & P” pret që që ekonomia e Shqipërisë të rritet me një mesatare vjetore prej 3.7% gjatë 2016-2019, me kërkesën e brendshme që do të kontribuojë më fort në performancën e rritjes gjatë viteve të ardhshme.

“Ne presim që borxhi publik të zbresë në 62% të prodhimit kombëtar, nga 72% që ishte në vitin 2015”, – thuhet më tej në vlerësim sa i takon borxhit publik, përcjell Blitz.al. Sipas raportit në fjalë, ekonomia shqiptare pritet që të përfitojë dhe nga reforma në drejtësi, që do të jetë një faktor pozitiv në përmirësimin e klimës së biznesit, aq sa edhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sa i takon investimeve të huaja vlerësohen projektet e TAP dhe Hec të Devollit, që do të financojnë deficitin e lartë të llogarisë korente, e cila pritet të jetë rreth 13% e PBB-së gjatë 2016-2018. Referuar krizës në Greqi që do të ndikojë në remitancat, “S & P” shprehet se pritet një diversifikim i tyre për shkak të migrimit të shqiptarëve në vende të tjera. /Blitz.al/

Komento