Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stafi i Trump pranon fajin për plagjiaturën e fjalimit të Melania-s

Stafi i Trump pranon fajin për plagjiaturën e fjalimit të Melania-s
July 20
20:19 2016

Meredith Mclver, e cila shkruan fjalimet për familjen Trump, mori përsipër përgjegjësinë për pjesët e plagjiaturës në fjalimin e Melania Trump.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se ka qenë incident sepse gjatë procesit të fjalimit, Melania Trump në telefon i ka dhënë disa linja ku të bazohej për t’u frymëzuar: “Michelle Obama ka qenë një person që më ka pëlqyer gjithmonë. Gjatë telefonatës me Melania-n, ajo më lexoi disa fragmente të fjalimit të zonjës Obama si shembuj. Unë i përfshiva këto fragmente në fjalim dhe është gabimi im që nuk i kontrollova. Ndihem shumë keq për kaosin që  kam shkaktuar”.

E ndier në faj, Mclver ka kërkuar dorëheqjen nga familja Trump, por ata nuk e kanë pranuar këtë kërkesë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje