Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spitali Amerikan 3, tashmë pranë jush!

Spitali Amerikan 3, tashmë pranë jush!
November 03
16:28 2016

Sot hap dyert Spitali Amerikan 3, investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.

Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2, ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime në Spitalin Amerikan 3, në rr. “Sabaudin Gabrani”, pranë Fabrikës së Birrës.

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim maxhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej më shumë se nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 4 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.

Sot ne jemi një strukturë edhe më e madhe spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të shërbimit dhe të perfeksionit:

  • duke u shërbyer pa dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj;
  • me një staf të gjerë të kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë;
  • me teknologjinë më moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron: aparatura, kushte dhe infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor;
  • me shërbime nga të gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, urgjencë 24 orë, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatri etj.;
  • si dhe arritje e suksese në disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë, si kirurgji, diagnostikim, terapi, trajtim etj.

Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani iu bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend, por mbi të gjitha vendi i duhur i radhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.

/Blitz.al/

14859762_1103125999756418_1555132639301347407_o

capture

 

Komento
Shperndaje