Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spiropali: Vajza që sulmoi Linditën është kamikaze

Spiropali: Vajza që sulmoi Linditën është kamikaze
November 18
12:22 2016

Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka komentuar në faqen e saj në Facebook episodin e djeshëm, ku 23-vjeçarja Mirela Ruko i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Spiropali e quan akt kamikaz atë që ndodhi dhe për këtë i referohet Kanunit.

Ja statusi i saj i plotë në Facebook:

AS NË KANUN NUK LEJOHEJ T’I ZIJE PRITË NJË GRUAJE

Isha e pranishme dhe s’jam ndierë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, por quhet dhunë. Një dhunë e pashembullt prej njerëzish të pabesë, që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohë që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, por vetëm një celule që e përdori për show, mund të falet se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është, për fat të keq, opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!  /Blitz.al/

elisa-spiropali

 

Komento
Shperndaje