Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spartak Braho në burgun 302, zbulohet me kë u takua

Spartak Braho në burgun 302, zbulohet me kë u takua
September 29
10:41 2016

Kryetari i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, është deputeti që ka vizituar dy ditë më parë një të burgosur në burgun 302 në Tiranë. Kanë qenë burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që kanë konfirmuar lajmin.

Mësohet se kryetari i komisionit për Sigurinë Kombëtare ka zhvilluar një takim me ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iliaz Labi, i cili është nën hetim nën masën e sigurisë “arrest me burg” për “korrupsion”.

Kjo vizitë e deputetit është zhvilluar në përputhje me procedurën dhe rregulloren e institucionit. Për shkak të statusit të deputetit, Spartak Braho mundet të zhvillojë takime me persona të izoluar në institucione të paraburgimit.

Burimet në fjalë theksojnë se kjo është vizita e dytë e Brahos në një hark kohor prej një jave. Mes kreut të Komisionit të Sigurisë dhe ish-zëvendësdrejtorit të Burgjeve ka njohje personale e miqësi familjare, e mbase vizita mundet të ketë lidhje me disa probleme shëndetësore të të paraburgosurit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje