Blitz

 Breaking News

Spanja “ia kalon” Italisë, 117 mijë të infektuar, 10,935 viktima

Spanja “ia kalon” Italisë, 117 mijë të infektuar, 10,935 viktima
April 03
16:44 2020

Spanja ka kaluar Italinë për nga numri i të infektuarve me koronavirus. Të premten bilanci ditor i viktimave u rrit sërish me mbi 900 persona në gati 11 mijë në total.

Spanja është tani vendi i dytë në botë me më shumë të prekur nga koronavirusi, pas SHBA-së.

Të premten, vendi i gadishullit iberik raportoi mbi 117 mijë persona të infektuar me Covid-19, dhe 932 viktima të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në afro 11 mijë bilancin nga fillim marsi.

Këtë bilanc tragjik për momentin e konkurron vetëm Italia me gati 14 mijë shtetas të ndarë nga jeta pas një muaj e gjysmë lufte me pandeminë.

Autoritetet spanjolle shprehen se janë në kulmin e infeksionit por paralajmërojnë javë të vështira.

Share