Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’paguan energjinë, arrestohet për herë të katërt 60-vjeçari. Bashkëshortja: Më çoni dhe mua në burg

September 27
21:14 2016

Një shtetas 60-vjeçar është vënë në prangat e policisë për herë të katërt brenda dy vitesh. Shkak është bërë rilidhja e energjisë elektrike në pamundësi për ta paguar sërish atë. Llazar Ristani, i dënuar me 18 muaj liri me kusht, pritet të sërish para gjykatës.

Në një intervistë për “TCH”, bashkëshortja e tij, shprehet se kjo nuk mund të konsiderohet vjedhje sepse ata e deklarojnë që e konsumojnë këtë energji elektrike, thjesht nuk kanë mundësi ta paguajnë. Pavarësisht se invalid, ai dhe bashkëshortja nuk kanë reshtur së kërkuari punë.

Nuk është vjedhje pasi unë e deklaroj konsumin e energjisë, jam e ndërgjegjshme që e marr këtë energji. Thjesht, jam borxh ndaj shtetit. 8900 lekë janë të ardhurat tona burrë e grua. Kush jeton dot me kaq lekë? Energjia më vjen 6900 lekë, aq sa pensioni i tim shoqi. Me çfarë të jetoj unë? Hipa në furgon dhe i thashë të më marrin edhe mua, pasi në burg jemi më mirë. Të paktën bukë, ujë dhe drita i kemi të siguruara atje.”, është shprehur Margarita Ristani.

Në daljen më të fundit përpara trupit gjykues, 60-vjeçari mësohet të ketë thënë se çfarëdo dënimi të japë drejtësia, do të bëjë të njëjtën gjë. Detyrimi ligjor i kësaj familje ndaj OSHEE-së është 800 mijë lekë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje