Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot seanca plenare, opozita i jep fund bojkotit

Sot seanca plenare, opozita i jep fund bojkotit
April 21
10:04 2016

Në rendin e seancës së sotme plenare parashikohet diskutimi i dy projektligjeve, “Për ndihmën shoqërore” dhe “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Në rend dite janë edhe tre projektrezoluta, ajo e “Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, e “Veprimtarisë vjetore të RTSH-së” dhe projektrezoluta për “Veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për gjendjen në Shërbimin Civil gjate vitit 2015”.

Pritet që në këtë seancë, opozita t’i japë fund bojkotit dhe të rikthehet në Kuvend. Ajo bojkotoi për rreth dy muaj seancat plenare duke këmbëngulur në kërkesat e saj për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për zgjidhjen e marrëveshjes të Qeverisë dhe CEZ-it. Përmbushja e këtyre kërkesave, ndikoi në ndërprerjen e marrdhënënies së kushtëzuar të PD-së me parlamentin.

Etiketimet
Shperndaje