Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, flet avokati i tij Maks Haxhia

Sot seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, flet avokati i tij Maks Haxhia
May 28
12:54 2018

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Tahiri aktualisht ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kërkon lirinë. Pak përapra se të shqyrtohet masa për të ka folur edhe avokati i tij Maks Haxhia, i cili ka komentuar deklaratën e djeshme të Ambasadorit Lu ku thuhej se:

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu.

Sipas Maks Haxhia ka qarqe të caktuara që duan të shohin Tahirin prapa hekurave dhe përhapin informacionet për korruptim apo presionin e gjyqtarëve. Ai shtoi se është dakord me pjesën e dytë të deklaratës së Ambasadorit Lu, që gjykata duhet të veprojë mbi prova dhe t’i referohet ligjit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje