Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot homazhe për majorin Klodian Tanushi, 16 maji zi kombëtare

Sot homazhe për majorin Klodian Tanushi, 16 maji zi kombëtare
May 16
09:08 2019

Zhvillohen sot homazhe në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në Camp Adazi të Letonisë, pas shpërthimit të një mine. Homazhet do të mbahen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpallI major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Ndersa me vendim te Keshillit të Ministrave, 16 maji u shpall dite zie kombetare.

“Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.” -thuhej në vendimin e këshillit të ministrave.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

Burimi:Balkanweb

 

Komento
Shperndaje