Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sot festohet Dita e Tokës, administrata e Bashkisë së Tiranës mbjell 350 pemë

Sot festohet Dita e Tokës, administrata e Bashkisë së Tiranës mbjell 350 pemë
April 22
13:00 2016

Meqenëse Dita Ndërkombëtare e Tokës ka si objektiv kryesor sensibilizimin e njerëzve për t’u kujdesur më shumë për mjedisin, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur një mënyrë simbolike për ta bërë këtë.

Administrata e Bashkisë së Tiranës bëri të mundur mbjelljen e 350 pemëve të ndryshme,  ndër të cilat kishte: manjola, panja, fotinja, kumbulla, gështenja etj. Ato u mbollën në lulishten qendrore mes pallateve pranë ish-Fushës së Aviacionit në Laprakë dhe do t’i japin një tjetër pamje kësaj zone.

I pranishëm në këtë aksion së bashku me administratën ka qenë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili tha se kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë një kontribut mjedisit.

Etiketimet
Shperndaje