Blitz

 Breaking News

Sot 82 të prekur me COVID-19, Rama: E dinim se numri do rritej, pasojat më normale

Sot 82 të prekur me COVID-19, Rama: E dinim se numri do rritej, pasojat më normale
June 16
14:57 2020

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 82 raste pozitive, një tjetër shifër rekord kjo, që nga mbërritja e virusit në vendin tonë, në fillim të muajit mars.

Prej një jave shifrat e të infektuarve kanë shënuar rritje alarmante në vend, ku një ditë më parë u regjistruan 69 raste pozitive, ndërsa sot shifra ka kërcyer në 82.

Ministria e Shëndetësisë raporton se shpërndarja e rasteve të reja është: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 iprekur në Korçë dhe Pukë. Kryeministri Edi Rama në një dalje publike në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, deklaroi se rritja e rasteve të të infektuarve ishte e pritshme.

“Dua të përsëris se sa herë ju kam thënë se COVID është një armik i padukshëm. Si vë faj askujt prej jush që iu mërzit dhe u nervozua nga ajo mbyllje e madhe. Kujto që donte të shkonte në punë dhe të kthehej në normalitet. Ishim të qartë se hapja do të sillte rrezikun e harresës. Por bëm gjënë e duhur. Duke bërë protokollet e duhura. Isha dhe jam dakord me shumëkënd që kërkonte gjithnjë ditë pas dite, kthimin në normalitet, duke thënë se shëndeti i familjeve nuk mund të dobësohej përmes një pike të caktuar. Kemi zgjedhur pikën e këshillimit, dhe jo të ndëshkimit dhe mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë. Kemi dashur që të jemi mirëkuptues. E kemi ditur dhe kemi thënë se numrat do të rriten. Pasojat dhe gjëja më normale. Që po u ndodh të gjitha vendeve, ku më shumë e ku më pak. Ju kam kërkuar, ju kemi kërkuar vijimisht nevojën për një solidaritet të ri dhe respektimin e rregullave. Me polici e ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por nuk mund të disiplinosh.”, tha Rama.

Share