Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sot, 20 vjet nga dita e vrasjes, Berisha: Azem Hajdari u vra nga shteti me uniformë, figurë epokale

Sot, 20 vjet nga dita e vrasjes, Berisha: Azem Hajdari u vra nga shteti me uniformë, figurë epokale
September 12
11:40 2018

Në Simpoziumin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, nuk mund të mungonte edhe fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha tha se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Ai tha se Hajdari u vra nga shteti me uniformë.

“Azem Hajdari ishte një lider epokal. Ai u ekzekutua nga shteti me uniforma. Por është joreale te mendosh se Azemi nuk kishte armiq. Azemi ishte një tribun në çështjen kombëtare”, – tha Berisha, ndërsa nuk nguroi që ta mbyllte kështu: “Azem, ti je gjallë!”

Gjithashtu edhe Presidenti Ilir Meta  vlerësoi figurën e “heroit të demokracisë”, teksa e cilësoi Hajdarin si figurë të përmasave epokale. Meta theksoi se ishte në gen demokrat.

Burimi: Ballkanweb

 

 

 

Share