Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonte, “përleshja” e tretë Clinton-Trump. Manjati republikan fton vëllanë e Obama-s në debat

Sonte, “përleshja” e tretë Clinton-Trump. Manjati republikan fton vëllanë e Obama-s në debat
October 19
13:45 2016

Pas dy debateve presidenciale të cilësuara si sarkastike, ku dy kandidatët për president të SHBA-ve janë përballur me publikun dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit, zhvillohet sonte përballja e tretë që vjen pas polemikave që ka shkaktuar videoja e vitit 2005, që “kryqëzon” kandidatin republikan për ngacmimet seksuale, si edhe email-et e Clinton-it të zbardhura nga Wikileaks.

Një ditë më parë u tha se kandidati republikan ka ftuar në këtë debat Malik Obama-n, gjysmëvëllanë e presidentit aktual të SHBA-ve, i cili pritet ta mbështesë Trump-in në përballjen me kundërshtaren Clinton.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij debati. Trump mund ta bëjë sërish të madhe Amerikën”,- është shprehur Malik Obama për “New York Post”, teksa mbështeti kandidatin republikan edhe përballë akuzave për ngacmime seksuale.

Në fushatën e djeshme në Kolorado, kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, la të kuptohet se debati i sotëm do të jetë një qasje e tipit “o tani o kurrë”. Gjatë fundjavës, ai akuzoi Hillary Clinton se kishte konsumuar drogë përpara debatit të dytë presidencial dhe ka kërkuar që përpara përballjes së sotme, të dy kandidatët të kontrollohen.

Temat që priten të diskutohen sot janë ndër të tjera: emigracioni, ekonomia, Gjykata Supreme dhe potenciali i tyre për t’u bërë president. Pritet që ky debat të ndiqet nga rreth 80 milionë shikues. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje