Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sondazhi për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Clinton kryeson me 48%

Sondazhi për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Clinton kryeson me 48%
September 23
19:46 2016

Kandidatja demokrate Hillary Clinton kryeson në debatin e parë presidencial me një diferencë prej 7% krahasuar me kundërshtarin republikan Donald Trump. Konkretisht, Hillary Clinton kryeson me 48% përballë Donalt Trump-it me 41%.

“Ju nuk duhet të vendosni bast për Clinton. Dhe nuk duhet të vendosni bast kundër saj”,- është shprehur Lee Miringoff, drejtor i Institutit Marist për Opinionin Publik në New York. Ajo është e favorizuar për shkak se votuesit besojnë më tepër atë sesa Trump në çështje të tilla si emigracioni, terrorizmi, ekonomia.

“Unë nuk mund të votoj për dikë që kritikon veteranët, që tall gratë dhe sulmon njerëz të nacionaliteteve të ndryshme”,- është shprehur një studente e Universitetit të Floridës.

Për çështjen e emigracionit, 54% e qytetarëve preferojnë Clinton-in përballë 41% që pëlqejnë kandidatin Trump. Në tregti, kemi përballjen 52% – 42%; në trajtimin e çështjes së terrorizmit Clinton dominon sërish me 52% përballë 41% që përkrahin Trump.

Komento
Etiketimet
Shperndaje