Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sokol Balla largohet nga Top Channel, por emisioni i fundit me Kryeministrin Rama dha një mesazh të fortë

Sokol Balla largohet nga Top Channel, por emisioni i fundit me Kryeministrin Rama dha një mesazh të fortë
December 29
11:56 2017

Le të nisim edhe një herë historinë nga fillmi. U desh një prononcim i kryeministrit Rama i cili e konsideroi Top Channel-in kazan pas largimit nga jeta të të ndjerit Dritan Hoxha, që bordi drejtues i këtij televizioni të merrnin një pozicion opozitar ndaj qeverisë Rama. Fill pas këtij momenti, doli dhe lajmi se Sokol Balla u largua nga pozicioni i drejtorit të informacionit në Top Channel duke mbetur vetëm drejtues i emisionit “Top Story”.

Ndonëse menduam se marrëdhëniet do të rregulloheshin mes Ballës dhe drejtuesve të Top Channel e do të kishim një rikthim të tijin në postin e mëparshëm, lajmet qarkulluan se ky i fundit u pa në korridoret e Vizion Plus çka flet për një largim total nga Top Channel sezonin tjetër dhe vendin e tij do ta marrë Endri Xhafa.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, teksa Sokol Balla transmetoi puntatën e fundit të tijën në ‘Top Story’ u përceptua nga publiku se u dha një mesazh i i qartë nga vetë moderatori.

Pikërisht në puntatën e fundit, Balla zgjodhi të ftojë Kryeministrin Rama, ai i cili u përfol se ishte pikërisht “molla e sherrit” duke e mbyllur kështu kapitullin e tij në Top Channel pikërisht me një intervistë siç Balla do të donte ta kishte.

Dhe në fund, s’mund të mungonte një batutë-ironi nga Kryeministri Rama i cili i thotë: “Shpresoj që Top Story të jetë gjithmonë on top”. Të jetë gjithmonë më i miri apo të jetë gjithmonë në Top Channel? Një dilemë që nuk zgjidhet lehtë, por Balla arriti t’i japë një përgjigje të zgjuar: “E rëndësishme është që të jetë i vërtetë (duke ju referuar Top Story-t sigurisht)”. /Blitz.al/

 

Shperndaje