Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’morën pagat e 10 muajve, protesta e naftëtarëve të ARMO-s zhvendoset para Kuvendit

S’morën pagat e 10 muajve, protesta e naftëtarëve të ARMO-s zhvendoset para Kuvendit
May 19
12:39 2016

Naftëtarët e kompanisë ARMO kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Parlamentit për shkak se prej 10 muajsh ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Ata shprehen se qeveria u ka premtuar që shitja e 18,000 tonë naftë do të siguronte dhënien e pagave, por qeveria se mbajti fjalën dhe pronarët azerbajxhanas u larguan pa shlyer detyrimet.

Në protestën e tyre, punëtorët e kompanisë së naftës kërkuan dhe rishtetëzimin e kompanisë. Në rast se kërkesa e tyre nuk merret në konsideratë, ata shprehen se protesta do përshkallëzohet.

Etiketimet
Shperndaje