Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skllavëria moderne, shqiptarët – më të vegjlit “skllevër” në rajon

Skllavëria moderne, shqiptarët – më të vegjlit “skllevër” në rajon
June 06
13:02 2016

Raporti i GSI (Global Slavery Index 2016), tregon se 46 milionë njerëz jetojnë në skllavëri moderne nëpër botë, duke u bërë subjekt i saj në një formë apo në një tjetër. Në këtë indeks, Shqipëria renditet në vend të 37-ë, njësoj edhe Kosova. Nga ana tjetër, Mali i Zi ndodhet në vendin e 32 njësoj me Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa Maqedonia e 18-ta.

Referuar këtij indeksi, vendet më pak të prekura nga skllavëria moderne janë  Danimarka, Norvegjia, Irlanda, Zelanda e Re, Luksemburgu, ndërsa më e theksuar ajo paraqitet në Korenë e Veriut, Kamboxhia dhe Uzbekistan.

Në indeksin ku analizohen tregtia me njerëz, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve, vulnerabiliteti i Shqipërisë është 35.77/100 banorë, shifër që konsiderohet e lartë. Rreth 8,600 njerëz në vendin tonë ndodhen në skllavëri moderne.

Burimi: Monitor

Etiketimet
Shperndaje