Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skënderbeu/ Pushohet Agostinelli? Vjen Daja?

Skënderbeu/ Pushohet Agostinelli? Vjen Daja?
November 07
14:09 2016

Edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar nga ana e klubit korçar të futbollit, Skënderbeu, mungesa e rezultateve dhe e lojës ndeshjet e fundit, kanë shtyrë drejtuesit e këtij klubi të marrin vendim për largimin e trajnerit italian.

Në faqen zyrtare në facebook të Skënderbeut, është postuar: “Klubi i futbollit “Skënderbeu” marrë shkas nga shkrimet e ndryshme në media ku flitet për emra trajnerësh apo kontakte zyrtare dëshiron të reagojë dhe të sqarojë tifozët korçarë dhe opinionin publik se nga ana e klubit tonë nuk ka pasur asnjë ofertë për emrat e përfolur së fundmi. Agostinelli është ende trajneri në detyrë i klubit ndërkohë që drejtuesit qetësisht po analizojnë situatën dhe shumë shpejt do të ketë një vendim zyrtar. Qetësia dhe besimi në momentet e vështira kanë qënë 2 nga arsyet e shumta të sukseseve të Skënderbeut, arsye që na kanë diferencuar nga rivalët tanë”.

Mesa duket largimi i Agostinellit është vetëm çështje orësh, dhe i vetmi shkak që ende nuk është zyrtarizuar është marrëveshja me një trajner të ri, pasi jemi në mes të sezonit futbollistik dhe ekipi ka nevojë të menjëhershme për një trajner të ri, në rast largimi të italianit. Alternativa më e mundshme për momentin është ish-trajneri i Tiranës, Ilir Daja, pasi opsioni Redi Jupi është mohuar nga vetë ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje