Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skëndërbeu rifiton titullin kampion, CAS hedh poshtë vendimin e FSHF-së

Skëndërbeu rifiton titullin kampion, CAS hedh poshtë vendimin e FSHF-së
April 13
10:02 2018

CAS ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës të FSHF-së duke i kthyer titullin kampion të sezonit 2015-2016 ekipit të Skënderbeut

Me këtë vendim shuhen shpresat e Partizanit për të fituar titullin në tavolinë, ndërsa Skënderbeu do të marrë edhe shpërblimin 100 mln lekë nga FSHF. Me këtë trofe Skënderbeu e çon në 7 numrin e kampionateve të fituar.

FSHF i hoqi titullin Skënderbeut për shkak të vendimit të UEFA-s në 2016 për të pezulluar me 1 vit Skënderbeun nga kompeticionet e saj si shkak i dyshimeve për trukim.

Klubi korçar ka njoftuar përmes faqes së vet zyrtare në rrjetet sociale se gjykata e arbitrazhit sportiv, CAS, ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga Skënderbeu në gusht të vitit të kaluar.

“Pas kërkesës së Skënderbeut kundër vendimit të 23 qershorit 2017 të Komitetit të Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, CAS vendos anulimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Arbitrazhit sportiv.

Shperndaje