Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandaloze, Ronaldo pagoi një nënë për të lindur binjakë!

Skandaloze, Ronaldo pagoi një nënë për të lindur binjakë!
March 12
14:15 2017

Një lajm shokues ka ardhur nga Britania e Madhe, ku gazeta “The Sun” shkruan se futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo pritet të bëhet baba i 2 binjakëve, por me një nënë që ai e ka paguar.

Gazeta citon burime pranë futbollistit të njohur dhe shkruan se ylli i Real Madridit shumë shpejt pritet të bëhet baba i dy djemve binjakë, pasi ka paguar sërish një nënë surrogate për t’i lindur. Kjo është e njëjta histori sikurse me Cristiano Junior, për të cilin thuhet se pagoi 10 milionë paund një nënë surrogate, emri i së cilës nuk u bë kurrë i ditur.

Të njëjtën gjë Cristiano pritet të bëjë edhe me nënën e binjakëve, e cila do të paguhet vetëm që të mos dalë në publik. Lajmi nuk është konfirmuar nga Ronaldo apo ndonjë agjenci lajmesh në Spanjë ose Portugali.

“Ronaldos i pëlqen që ta mbajë të fshehtë jetën private, por i ka thënë familjes dhe miqve të afërt se binjakët do të vijnë shumë shpejt”,- u shpreh një burim për “The Sun”.

Për momentin, Ronaldo ka një djalë të quajtur Cristiano Junior. /Blitz.al/

Shperndaje