Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali ushqimor i qofteve në Tiranë, tregtari: Kam shok zv/drejtorin e AKU-t

Skandali ushqimor i qofteve në Tiranë, tregtari: Kam shok zv/drejtorin e AKU-t
September 15
13:17 2016

Një rast abuzimi me produktet ushqimore është regjistruar së fundmi në kryeqytet. Ka qenë emisioni investigativ “Fiks Fare” që ka zbuluar përbërjen e qofteve që shiten nëpër rrugët dhe marketet e Tiranës.

Vëzhgimi përfshiu disa pika tregtimi në rrugë dhe zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë Rrugën e Durrësit, Rrugën e Kavajës, qendrën e Tiranës, ku çmimet e qofteve që pretendohet se kanë përmbajtje mishi viçi varijojnë nga 20-25 lekë. Nga investigimi rezulton se qoftet përbëhen nga dhjamë derri, pastë pule, erëza dhe stomak pule.

Gjatë investigimit në një nga pikat e prodhimit të qofteve në Laprakë, prodhuesi që pretendon se tregton qofte me përbërje mish gjedhi,  tregon gjatë bisedës me ata që ai mendon se janë specialistë të AKU-t (gazetarët e emisionit) se si prodhohen qoftet. Ai pranon se ka përdorur mish derri, stomak pule, por jo mish gjedhi.

Tregtari kërkon të korruptojë “inspektorin” duke lënë të kuptohet se kjo është një taktikë e përdorur edhe më parë me grupet e inspektimit.

“Më thuaj pazarin. Sa do? Ik e bëj muhabet. Grupi që ka qenë përpara ka marrë nga një 50-she. Sa doni ju? 150? A do merrni ndonjë lekë ju apo çfarë do bëni? Jam shok i ngushtë i Kreshnikut (zv/drejtorit të përgjithshëm të AKU-së), s’jam duke e marrë fare në telefon. Kreshniku m’i ka bërë. E kam shok të ngushtë”,- është shprehur ai ndër të tjera. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje