Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali seksual, Shukri Xhelili: Videoja është e montuar. Zbardhet dëshmia e vajzës në polici

Skandali seksual, Shukri Xhelili: Videoja është e montuar. Zbardhet dëshmia e vajzës në polici
May 19
09:29 2016

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, është paraqitur dje në seancën dëgjimore të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë caktuar në mungesë të tij. Ai ka hedhur poshtë akuzat e 20-vjeçares Anisa A. duke pretenduar se videoja është e montuar. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Xhelili ka kërkuar përmes avokatit zbutjen e masës së sigurisë.

Edhe avokati i tij mbrojtës, Ferdinand Doja, ka pretenduar mungesën e provave ligjore për mbajtjen në izolim të klientit të tij. Ai ka paraqitur rezerva lidhur me videoregjistrimin e kryer nga 20-vjeçarja, për shkak se materiali është vënë në dispozicion me anë të një USB-je. Sipas avokatit Doja, një material në USB është lehtësisht i manipulueshëm.

Bazuar në veprimet hetimore të deritanishme, përfaqësuesi i Prokurorisë në sallën e gjyqit ka kundërshtuar pretendimet e avokatit pasi sipas tij, ekziston dyshimi i arsyeshëm që i dyshuari të ketë kërkuar favore seksuale. Në përfundim të seancës, Krimet e Rënda kanë lënë të pandryshueshme masën e sigurisë ndaj Xhelilit.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, 20-vjeçarja deklaroi se ish-kryebashkiaku Xhelili e kishte pyetur fillimisht nëse ishte beqare dhe më pas “nëse ishte e gatshme të kishin një lidhje, por pa e marrë vesh askush”.

Burimi: Panorama

Etiketimet
Shperndaje