Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali seksual, arrestohet ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili. Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Skandali seksual, arrestohet ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili. Ja akuzat që rëndojnë mbi të
May 16
21:50 2016

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg ish-kryebashkiakun e Peshkopisë, Shukri Xhelilin. Burime të policisë kanë bërë të ditur se rreth orës 19:45 të ditës së sotme, efektivët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Ndaj 56-vjeçarit u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”. Ndaj tij rëndojnë tre akuza: “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” që dënohet me 3 vite burg; “shpërdorim detyre” sipas nenit 248 të kodit penal; “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në rast të dhënies së dënimit maksimal, Shukri Xhelili rrezikon nga 12 në 18 vite burg referuar akuzave që rëndojnë mbi të.