Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali seksual me futbollistët në Angli

Skandali seksual me futbollistët në Angli
November 28
13:06 2016

FIFA ka nisur një monitorim të gjerë të futbollit britanik, pas disa intervistave të 20 ish-futbollistëve të cilët rrëfyen se në rininë e tyre ishin abuzuar seksualisht.

Gjithashtu dhe Federata Angleze e Futbollit bëri me dije se po ndjek hap pas hapi situatën në bashkëpunim me autoritetet policore të ishullit, për të zbuluar më tepër për të shkuarën dhe atë që ndodh tashmë në futbollin e moshave në Britaninë e Madhe.

Nga autoritetet bëhet me dije se në këtë skandal janë përfshirë më tepër se 7 klube.

“Po ndjekim hetimet”,- tha një zyrtar i FIFA-s. “Ne e konsiderojmë mbrojtjen e të rinjve dhe fëmijëve si thelbësore, prandaj do t’i shkojmë këtij hetimi deri në fund dhe do ta nxisim me të gjitha mjetet”,- shtoi ai.

Pas denoncimeve para disa ditësh, në një linjë të hapur posaçërisht për këto raste ka pasur mbi 50 telefonata që kanë raportuar ngjarjet e tyre në anonimitet.

Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të tjera të këtij skandali që ka prekur futbollin e vendit ishullor, një prej më tërheqësve në botë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje