Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali seksual, flet për herë të parë kryegjyqtari Boçi: E vërteta e njohjes me qytetaren…

Skandali seksual, flet për herë të parë kryegjyqtari Boçi: E vërteta e njohjes me qytetaren…
October 28
10:03 2016

Publikimi i skandalit seksual mbrëmjen e kaluar në emisionin “Stop” ka tronditur të gjithë opinionin publik dhe ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë në Shqipëri. Në emisionin e djeshëm u transmetua video-skandali, ku një gjyqtar i kërkonte favore seksuale një qytetareje në këmbim të mbylljes së një çështjeje në gjykatë. Bëhet fjalë për kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili mbrëmjen e kaluar, gjatë kohës që po transmetohej emisioni, ka qenë në dasmën e vajzës së tij të madhe. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, kryegjyqtari  ka mohuar ta ketë takuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe e hedh poshtë një bisedë të tillë. Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Boçi, i moshës 55-vjeçare, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën.

Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Sipas Balkanweb, kryegjyqtari Boçi kishte ftuar në ceremoni prokurorë dhe gjyqtarë të Gjirokastrës, si dhe drejtues të lartë të policisë së këtij qarku. Por mësohet se ata nuk kanë shkuar pasi kishin dijeni për çështjen në fjalë. Guximtar Boçi është gjyqtar prej rreth 20 vitesh, ndërsa prej tre vitesh u emërua kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin e Gjirokastrës.

Menjëherë pas publikimit të skandalit ku është përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar nga KLD-ja shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të gjykatës dhe pezullimin si gjyqtar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje