Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali në Shkodër, Meta takim me Totozanin: Të gatshëm për çdo nismë ligjore

Skandali në Shkodër, Meta takim me Totozanin: Të gatshëm për çdo nismë ligjore
May 20
18:31 2016

Abuzimi me fëmijët në Shkodër ka qenë në qendër të diskutimit mes kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Kryeparlamentari shprehu shqetësimin për këtë ngjarje dhe u interesua për mënyrën se si janë trajtuar fëmijët në këtë qendër.

Ai vlerësoi kurajon për të denoncuar këtë rast të rëndë dhe kërkoi marrjen e masave për zbardhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të kësaj ngjarje. Meta kërkoi monitorimin e kujdesshëm të çdo qendre rezidenciale dhe shprehu gatishmërinë për ndërmarrjen e çdo iniciative ligjore me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e një jete sa më të mirë të shtresave të pambrojtura të shoqërisë.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, Igli Totozani, informoi kryetarin e Kuvendit për mënyrën e trajtimit të këtij rasti. Ai theksoi se rruga e vetme mbetet rekomandimi për nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe ndëshkimi i fajtorëve.

Etiketimet
Shperndaje