Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali në emisionin investigativ “Stop”: Kështu janë blerë votat në Dibër

Skandali në emisionin investigativ “Stop”: Kështu janë blerë votat në Dibër
September 13
20:45 2016

Pas rezultatit në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës, ku fitues doli kandidati i majtë Muharrem Rama, me një diferencë të madhe votash me kandidatin e djathtë, duket se kanë nisur denoncimet se një pjesë e mirë e votat për fituesin janë blerë.

Në emisionin investigativ “Stop” u dha një video në të cilën qytetarët dibranë merrnin një shumë prej 2 mijë lekësh të reja nëse premtonin të votonin për Muharrem Ramën. Video ka treguar edhe marrjen e parave nga qytetarët si dhe momentin kur këta kanë votuar në dhomën e votimit për atë çka kanë premtuar në këmbim të parave. /Blitz.al/

Shperndaje