Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali në Dibër, përfundojnë hetimet për Shukri Xhelilin

October 11
17:59 2016

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, i cili akuzohet se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune në bashkinë e qytetit. Mësohet se Shukri Xhelili do të hetohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ai nuk i ka pranuar akuzat me pretendimin se nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e tij, por prokurorët shprehen se ka mjaftueshëm prova që vërtetojnë të kundërtën.

Përfshihen këtu dëshmia e vajzës, procesverbalet e këqyrjes dhe marrjes së provave të publikuara në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”. Prokurori i dosjes bën me dije se provat tregojnë se i akuzuari është takuar me shtetasen A. A. më 13 prill dhe më pas janë drejtuar për në hotel. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje