Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali me uniformat blu, prokuroria sekuestron llogaritë bankare të firmës fituese të tenderit

Skandali me uniformat blu, prokuroria sekuestron llogaritë bankare të firmës fituese të tenderit
September 24
18:00 2016

Prokuroria e Tiranës ka kryer sekuestrimin e llogarive bankare të firmës që u shpall fituese e tenderit të uniformave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ky vendim është marrë pas dyshimeve të konsumimit të dy veprave penale, ajo e “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Dyshohet se kompania fituese ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash si detyrim për prodhimin e uniformave dhe veshjeve të tjera speciale për uniformat blu.

Përveç bllokimit të llogarive bankare, mësohet se prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e dosjes së kompanisë pranë Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve, me dyshimin e dorëzimit pranë QKR-së të shkresave të falsifikuara.

Ministrisë së Brendshme i është kërkuar që të vërë në dispozicion dosjen për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, kontratën e nënshkruar mes policisë dhe kompanisë shqiptaro-turke dhe letërkëmbimet mes tyre.

Hetimi nisi pas publikimit të disa të dhënave që ngrenë dyshimet për abuzime me tenderin e uniformave. Në dosje citohet se uniformat janë prodhuar në Turqi, por Prokuroria e Tiranës shprehet se nuk ka gjetur ndonjë shkresë apo provë në dogana që faktojnë hyrjen e tyre brenda territorit shqiptar, çka ngre dyshime se kemi të bëjmë me falsifikim ose kontrabandë. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje