Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali me fëmijët në Shkodër, Klosi: Task Force dhe kamera sigurie nëpër qendra

Skandali me fëmijët në Shkodër, Klosi: Task Force dhe kamera sigurie nëpër qendra
May 23
12:33 2016

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ka prezantuar ditën e sotme një plan veprimi për të mbajtur në kontroll qendrat jetimore në Shqipëri. Kjo masë vjen pas skandalit të shënuar në jetimoren në qytetin e Shkodrës dhe në Sarandë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ministri Klosi bëri me dije vendosjen e kamerave të sigurisë në këto qendra dhe ngritjen e Task Force-s. Kjo e fundit do të përbëhet nga: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Inspektorati i Punës dhe Shërbimeve, Sherbimi Social Shtetëror, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, eksperte nga Shoqëria Civile dhe organizata të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Ajo do të drejtohet nga Inspektorati i Punës dhe Shërbimeve dhe do të kryejë disa shërbime: kontroll të performancës në këto institucione, intervista me fëmijët, do të vlerësojë cilësinë e personelit dhe kushtet fizike të institucioneve, si dhe mekanizmat e denoncimit të dhunës, abuzimit me fëmijët.

Plani përfshin edhe përforcim të kuadrit ligjor dhe përshpejtim të procesit të de-institucionalizimit.

Etiketimet
Shperndaje