Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali i Panamasë, ja emri i shqiptarit të përfshirë

Skandali i Panamasë, ja emri i shqiptarit të përfshirë
April 04
10:15 2016

Në skandalin e korrupsionit në Panama përmendet edhe emri i një shtetasi shqiptar, Assaf Halkin.

Mediat izraelite shprehen se emri i një avokati të njohur izraelit, Dov Weisglass, i cili është edhe shefi i zyrës së kryeministrit vendas Ariel Sharon, rezulton që bashkë me avokatin Assaf Halkin janë të regjistruar si pronarë kompanish që përfitojnë nga firma panameze ligjore.

E nëse Weisglass njihet si pronari një prej kompanive “Talaville Global”, e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë në maj të 2012-s, Halkin njihet për biznesin “GFI Technologies” të regjistruar jashtë vendit.

Kompania e tij është regjistruar në maj 20133 në ishullin Anguilla, për të investuar në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Në shkrimin e “forward.com”, thuhet se Assaf Halkin është shtetas shqiptar që njihet në Shqipëri me emrin Ismail Mulati.

Ai së bashku me një firmë kanadeze “Global Fluids International” janë pronarët e kompanisë. I pyetur nga “Haaretz.com” lidhur me investimet e kryera nga kompania e tij, avokati ka preferuar të mos përgjigjet, por ka thënë se qëllimi i kompanisë është shitja e pajisjeve teknologjike në fushën e karburanteve. Ai theksoi se gjithë të ardhurat raportohen tek organet tatimore në Izrael.

Sipas “Gazetës Shqiptare”, “GFI Albania” është kompania e përfshirë në skandalin e Panamasë. Bëhet fjalë për ish-kompanimë e markimit të karburanteve që iu dha licenca nga ish-kryeministri Berisha dhe në 2015-n iu hoq nga kryeministri Rama.

Komento
Etiketimet
Shperndaje