Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali financiar: Ambasadorja shqiptare abuzon me detyrën, fatura të kripura dhe shpenzime të kota

Skandali financiar: Ambasadorja shqiptare abuzon me detyrën, fatura të kripura dhe shpenzime të kota
August 09
09:21 2016

Kanë qenë diplomatët shqiptarë në Gjenevë të cilët kanë raportuar, me anë të një dosjeje, të gjitha shkeljet financiare të ambasadores shqiptare, Filloreta Kodra.

Në dosjen që i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme vihen re shkelje për sa u përket shpenzimeve jashtë normales. Një prej këtyre shpenzimeve është një dokument që tregon blerjen e një tavoline pune për rreth 5000 euro, ndërkohë që çmimi real i asaj tavoline është vetëm 500 euro (pra Kodra ka marrë para për 10 fishin e shumës normale).

Gjithashtu, skandali përkeqësohet pasi të gjitha këto dokumente të blerjes së orendive për zyrën dhe të tjera shpenzime janë firmosur nga vetë Kodra me vulën e shtetit shqiptar, vulë zyrtare e institucionit dhe që nuk lejohet të përdoret në raste të tilla.

Pas investigimeve edhe të ekspertëve të hetimit do të merren edhe masat për ambasadoren shqiptare në Zvicër. /Blitz.al

Komento
Shperndaje