Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandalet e spitaleve publike shqiptare: Makinat e urgjencës, pa kolaudim dhe pa shërbim prej 5 vitesh!

Skandalet e spitaleve publike shqiptare: Makinat e urgjencës, pa kolaudim dhe pa shërbim prej 5 vitesh!
September 19
23:37 2016

Në emisionin e sotëm të “Opinion” po trajtohet tema mbi skandalin që ndodhi në maternitetin “Koço Glioxheni” ku humbën jetën nëna shtatzënë së bashku me foshnjën.

Gazetari Erjon Skëndaj ka deklaruar në studion e “Opinion” se në QSUT nuk funksionon aspak siç duhet shërbimi i urgjencës, madje sipas tij mjekët nuk qëndrojnë nëpër pavijonet e caktuara. Edhe në rastin e të ndjerës Aida Çajka, mjekët janë vonuar më shumë se 30 minuta.

Por skandali i shërbimit spitalor thellohet edhe më shumë sepse siç edhe u pranua në emision, makinat e posaçme të urgjencës nuk kanë kontrollin mekanik (kolaudim), si dhe nuk kanë shërbim prej 5 vitesh.

Më tej, gazetari Arjan Mezini ka treguar për rastin në fjalë se pacientja e ndjerë është nisur në QSUT për të marrë një mjekim të specializuar (dhe ka lëvizur me makinat e urgjencës, të cilat kanë mungesë të madhe pajisjesh) ndërkohë që bota funksionon me sistem multidisiplinar, sepse në këto raste urgjente nuk duhet që pacienti të vërdalliset nga një spital në tjetrin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje