Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal tjetër në jetimoren e Sarandës, vajzat e mitura frekuentojnë klubet të natës

Skandal tjetër në jetimoren e Sarandës, vajzat e mitura frekuentojnë klubet të natës
May 20
10:55 2016

Emisioni investigativ “STOP” mbrëmjen e djeshme ka denoncuar një tjetër rast të mungesës totale të kontrollit dhe përgjegjshmërisë të kujdestarëve dhe drejtuesve të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë.

Ish-drejtoresha e këtij institucioni bashkë me dy kujdestare, që punojnë aktualisht në jetimoren e Sarandës, kanë treguar se vajzat e mitura dalin gjatë natës nën shoqërinë e personave më të mëdhenj në moshë dhe shkojnë në klube nate.

Me anë të një kamere të fshehtë, ish-drejtoresha është filmuar duke treguar disa të vërteta tronditëse për sa i përket mungesës së kontrollit nga ana e kujdestarëve. Ajo ka treguar se shumë nga fëmijët janë duhanpirës, braktisin mësimin, kthehen në lypës dhe hajdutë.

Komento
Shperndaje